Princ Harry dhe Meghan Markle trondisin familjen mbretërore (FOTO)
Familja Mbretërore angleze duket se është ‘shqetësuar’ nga njoftimi i papritur i Harry dhe Meghan për të hequr dorë nga ‘statusi fisnik’ i familjes mbretërore britanike. Lajmin e bën me dije BBC online që citon burime të paidentifikuara.
Princ Harry dhe Meghan Markle në një njoftim të bërë dje thanë se heqin dorë nga ‘roli i tyre‘ si anëtarë të familjes mbretërore britanike për të pasur ‘pavarësi financiare’ maksimale në aktivitetet e tyre publike dhe bamirëse.
Njoftimi, i konfirmuar nga Buckingham Palace, është dhënë nga vetë dukët e Sussex në profilin e tyre Instagram.