Princ Harry dhe Meghan Markle zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
Meghan Markle dhe Princi Harry kanë bërë të ditur gjatë një interviste me Oprah Ëinfrey se kanë lidhur kurorë para dasmës së tyre mbretërore.
Gjatë intervistës Harry zbuloi se djali i tyre Archie do të bëhet me një motër.
“Një vajzë, e dini, çfarë mund të kërkoni më shumë? Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, dhe ndihemi shumë mirë”,- u shpreh Harry.
Gjithashtu gjatë intervistës Meghan tregoi se familja mbretërore nuk dëshironte që djali i tyre të bëhej princ .
Sipas saj, ata ishin të shqetësuar se sa lëkurë të errët do të kishte Archie.