Princ Harry do të botojë një libër autobiografik, frikësohet pallati mbretëror
Princ Harry, një nga figurat më të përfolura në botë, do të botojë një autobiografi vitin e ardhshëm që ai e quan “plotësisht të vërtetë”.
Duka i Sussex do ta botojë librin në fund të vitit 2022 ka njoftuar shtëpia botuese “Penguin Random House”, duke shtuar se Princ Harry për herë të parë do të ndajë tregimin përfundimtar të përvojave, aventurave, humbjeve dhe mësimeve të jetës që e kanë ndihmuar në formësimin e tij.
“Po e shkruaj këtë libër jo si princ që kam lindur, por si njeri që jam bërë”, tha ai të hënën në një deklaratë.
“Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë për të treguar atë që kam mësuar gjatë jetës deri më tani dhe jam i ngazëllyer që njerëzit do të lexojnë një tregim të dorës së parë të jetës time që është i saktë dhe plotësisht i vërtetë”.
Të ardhurat e librit Harry do t’i dhurojë për bamirësit, tha Penguin Random House.