Princ Harry i jep fund debatit në famillje, heq mbiemrin Mbretëror

Princi Harry i cili përflitet kohët e fundit për një ndarje me familjen mbretërore ku bën pjesë duket, se po shkon drejt ndarjes së plotë duke publikuar disa dokumente zyrtare të cilat lënë pak vend për dyshime.

Sipas faqes në internet të Familjes Mbretërore: “Princi i Uellsit zgjedh të ndryshojë vendimet aktuale kur të bëhet mbret. Ai do të vazhdojë të jetë i Shtëpisë së Ëindsor dhe nipërit e tij do të përdorin mbiemrin Mountbatten-Windsor.”

Por ajo që vihet re është se Harry ka hequr mbiemrin e tij mbretëror tani që bashkë me Meghanin kanë lënë Britaninë.

Javën e kaluar çifti zbuloi se do të nisnin një bamirësi të quajtur Archewell, për të cilën ata pretendojnë se është emëruar sipas fjalës së lashtë greke Ar Arche’, që frymëzoi emrin Archiet, 11 muajsh.

Në dokumentet që regjistrojnë një firmë të re të qëndrueshme ai nuk përdor as titullin HRH (Lartmadhëria e tij) , as emrin e familjes Mountbatten-Ëindsor.

Ai nuk përdor as mbiemrin Uells që mbante në shkollë apo në ushtri. Në vend të kësaj, Harry, 35 vjeç, renditet vetëm si Princi Henry Charles Albert David, Duka i Sussex.

SHKARKO APP