Princ Harry la postin, vendin e tij e zë Anne. Kapitenia e parë femër në Marinën Mbretërore

Princesha e Britanisë së Madhe, 69-vjeçarja Anne, ka vendosur të marrë përsipër rolin e Princit Harry në Marinën Mbretërore dhe të bëhet Kapitenia e parë femër. Sipas medias britanike, ajo është e vendosur të bëjë histori mbretërore duke marrë përsipër rolin ushtarak të Princit Harry në Marinsat Mbretërore.

Princesha e palodhur 69- vjeçare, e cila jeton në parkun Gatcombe në Gloucestershire, tashmë është e lidhur me 65 organizata ushtarake dhe aktualisht është Shefe Komandante për Gratë në Marinën Mbretërore. Vajza e mbretëreshës Elisabeth do të bëhet Kapitenia e parë femër duke zëvëndësuar, Dukën e Sussex, që hoqi dorë nga urdhrat e tij ushtarakë. Vetëm një femër detare u regjistrua në kursin e komandos në vitin 2019, nga 1 mijë që shprehën interes, ndërsa të gjithë rekrutët për kursin e këtij viti janë burra.

Princesha Anne tashmë është Koloneli Mbretëror i Batalionit të 6-të të Regjimentit Mbretëror të Skocisë, Kryekomandant i Forcës Detare Kanadeze dhe Koloneli Nderi Mbretëror i Qytetit të Edinburgut. Ajo është gjithashtu kryetarja e projektit Beteja e Atlantikut Memorial në Liverpool, Shërbimet e Veteranëve të Camp Hill, duke ndihmuar veteranët kanadezë në njohjen e shërbimeve të tyre për vendin dhe Muzeun Kombëtar të Marinës Mbretërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?