Princ Harry merr trajtim në një klinikë psikiatrike
Mesa duket Princ Harry po përjeton një periudhë të vështirë në jetën e tij.Sipas revistës “Globe”, ai është pranuar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni për çrregullim të stresit post-traumatik.Ai ka pësuar një krizë nervore nga vdekja e nenës së tij, Princeshë Diana, e cila humbi jetën në një aksident me makinë.
Raportohet se dhimbjen ai e ka mbajtur përbrenda që nga viti 1997. Për të mos mjaftuar kjo, gjendja e tensionuar në familjen mbretërore ka ndikuar shumë tek ai. Largimi i tij dhe i Meghan Markle nga familja mbretërore i dhanë atij goditjen finale. Ishte vetë Harry që pranoi në një moment se nuk donte që me Meghan të ndodhte njësoj si me nënën e tij.
Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në SHBA dhe mesa duket nuk qenka aspak e lehtë për të. Në muajin mars, ata mbyllën të gjitha detyrimet mbretërore dhe tashmë kanë vendosur të bëjnë një jetë të thjeshtë larg vëmendjes mediatike.