Princ William e ka kaluar koronavirusin, pallati mbretëror e mbajti të fshehtë
Princi William u infektua me Covid-19 në muajin prill, por u mbajt sekret. Lajmi u bë i ditur nga Bbc dhe Sun, duke cituar burime nga Kensington Palace, ndërsa vetë pallati mbretëror refuzon të flasë për këtë ngjarje.
Infektimi ndodhi pak a shumë në periudhën që doli pozitiv me koronavirus i ati i tij, princi Carlo, lajm i cili u bë publik nga vetë pallati mbretëror.
Sipas të njëjtit burim ka qenë vetë William që nuk ka dashur të zbulohet infektimi i tij me Covid-19 për të mos alarmuar kombin e tij.