Princ William i shqetësuar për mirëqënien e të vëllait

“Lufta” që Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Dukesha Meghan Markle kanë nisur me mediat ka shqetësuar vëllain e tij Princin William dhe babain e tij Princin Charles.

Sipas burimeve për Us Weekly, William është mjaft i shqetësuar për Harryn dhe Meghanin. “Ndonëse dy vëllezërit tashmë janë rritur, Princ William vijon të kujdeset për Harryn dhe shpreson që ai t’ia tregoi të vëllait shqetësimet që ka. William dëshiron të jetë aty për Harryn dhe urren t’a shohë atë teksa ndihet keq. Pavarësisht ndryshimeve mes tyre, gjaku nuk bëhet ujë,”-përfundon burimi pranë pallatit mbretëror.

Ky burim ka theksuar gjithashtu se Princ Harry ka vuajtur për një kohë të gjatë nga depresioni pas vdekjes së të ëmës, Princeshës Diana  në vitin 1997.

Tashmë vëllai i tij William është ‘i tmerruar’ që historia mund  të përsëritet: “Harry është një djalë shumë i ndjeshëm dhe Charles është gjithashtu i shqetësuar. Kjo është koha kur Harry ka nevojë për familjen e tij më shumë se asnjëherë,”-kanë theksuar burime brenda familjes Mbretërore.

SHKARKO APP