Princ William pjesë e një dokumentari: Jam frymëzuar nga fëmijët e mi

Princ William ka realizuar një dokumentar në bashkëpunim me producentin Nick Kent. Prej dy vitesh princi ka udhëtuar nëpër Angli dhe botë që të tregojë pse duhet ta shpëtojmë planetin dhe sa në vështirësi gjendemi.

“Ky është një mision i frymëzuar nga fëmijët e mi. Nuk dua që më vonë ata të me drejtohen duke më thënë: Baba çfarë ke bërë”, shprehet William ndër të tjera.

Dokumentari quhet: “Prince William: A Planet For Us All” dhe është shfaqur në Angli prej tetorit, ndërsa në SHBA pritet të nisë transmetimin ditët në vazhdim.

Misioni i këtij realizimi është të tregojë një imazh tjetër të botës, natyrës dhe gjithçkaje që na rrethon, duke tërhequr vëmendje për çështje madhore si ngrohja globale.

SHKARKO APP