Princesha Charlene lind një djalë dhe një vajzë

Charlene, Princesha e Monakos, ka lindur një djalë dhe një vajzë mëngjesin e së mërkurës në spitalin Princesha Grace. Binjakët janë fëmijët e parë së bashku të 36-vjeçares afrikano-jugore dhe Princit Albert II, edhe pse 56-vjeçari ka dy fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme. Lajmi i lindjes së binjakëve u publikua fillimisht nga ‘Monaco Matin’, ndërsa më pas në artikujt e ‘De Telegraaf’. Vogëlushët janë binjakët e parë në oborrin mbretëror që kur është vendosur monarkia në shekullin e 13 dhe fronin do e trashëgojë djali. Nëse do të ishin të të njëjtit seks, fronin do e trashëgonte fëmija që do të lindte i pari.

SHKARKO APP