Princesha e trishtuar e Monakos, ku është figura misterioze e aristokracisë

Kurorëzimi i perandorit japonez, Naruhito, ishte një event madhështor ku të pranishëm ishin pjesa më e madhe e aristokracisë botërore. Ajo që ra në sy ishte mungesa e bashkëshortes së Albertos së Monakos, e cila nuk gjendej në Tokyo duke injoruar për të disatën herë ceremoni të tilla.

Ish-notarja Charlene Wittstock tashmë është kthyer në një mister të vërtetë pasi prej martesës së saj në vitin 2011 një sërë lajmesh kanë qarkulluar për të. Mediat shkruajnë vazhdimisht se ajo nuk është e lumtur në pallatin e Montekarlos, madje ka thashetheme se ka tentuar të arratiset nga aty.

41-vjeçarja ka përgënjeshtruar vazhdimisht zërat por daljet e saj publike janë mjaft të rralla. Ajo është parë vetëm në ceremoninë e Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1 dhe festën e Kryqit të Kuq, event vërtet tradicional i principatës së rrethuar nga Franca.

Wittstock fotografohet gjithmone serioze, dhe një buzëqeshje e lehtë është tejet e vështirë të kapet në portretin e saj ndaj konsiderohet nga mediat si “princesha e trishtuar e Monakos” . Edhe pse në memorien e publikut duhej të zëvendësonte figurën e “divës” Grace Kelly ajo është kthyer në figurën më misterioze të aristokracisë europiane.

SHKARKO APP