Princesha me sy të trishtë, Charlene e Monakos tregon pse nuk ka qeshur thuajse fare gjatë vitit

Sytë e trishtë në mënyrë të vazhdueshme dhe një buzëqeshje që mungon gjatë daljeve në publik, sidomos gjatë vitit të fundit. Princesha Charlene e Monakos, gruaja e princit Alberto, është shfaqur gjithmonë e më e trishtë, aq sa dashamirësit e saj janë shqetësuar.

Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit princesha ka dhënë një intervistë për revistën afrikano-jugore, prej nga është me origjinë, duke treguar se pse nuk qesh kurrë. Ajo ka shfaqur anën e saj njerëzore, duke prekur kështu shumë persona.

Princesha rrëfen në intervistë se gjithçka vjen për shkak të të atit të saj, i cili është i sëmurë. Për Charlene, viti që kemi lënë pas, ka qenë më të vërtetë i dhimbshëm.

Gruja e princit Alberto të Monakos, u shpreh:

Për mua ishte një vit vërtetë i dhimbshëm, i cili më ka goditur vërtetë rëndë. Kjo gjë vjen për shkak të shqetësimit për babanë e sëmurë. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate dhe nostalgjia për familjen është gjithmonë. Njerëzit nuk përtojnë të pyesin se pse nuk buzëqesh? Por nuk e dinë gjithë çfarë fshihet pas. Ndonjëherë është e vështirë të buzëqeshësh”.

SHKARKO APP