Princesha norvergjeze kërkon të dashur

Është princeshë, por ka mbetur pa princ dhe kësaj periudhe pa të dashur dëshiron t’i japë fund. Princesha norvegjeze, Martha Louise ka bërë publike përmes rrjeteve sociale dëshirën më të madhe për Krishtlindje. Vajza më e madhe e mbretit norvegjez Harald V-të dhe mbretëreshës Sonja Haraldsen, ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon rregullisht imazhe prej jetës private. Këtë herë, ajo vendosi të zbulojë dëshirën që i kishte kërkuar “Babagjyshit” të vitit të Ri, ku pak a shumë i referohet një partneri të ri. Pra, princesha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me statusin emocional. Marta ishte e martuar për 14 vjet me shkrimtarin Ari Ben. Ata u shkurorëzuan vitin e kaluar dhe nga marrëdhënia e tyre e gjatë kanë tre fëmijë. Aktualisht ajo është single dhe statusi i saj i ka argëtuar të gjithë. Martha është e katërta në vijën e trashëgimisë në fronin norvegjez, pas vëllai Haakon dhe dy fëmijëve të tij.

SHKARKO APP