Princi Charles do të shoqërojë Meghan Markle në altar

Princi Charles do të shoqërojë Meghan Markle në dasmën mbretërore, disa ditë pasi babai i saj hoqi dorë nga marrja pjesë në ceremoni. Babi i aktores amerikane, Thomas Markle zyrtarisht u tërhoq nga dita e madhe, një javë pas skandalit ku i shiti paparacëve materiale nga përgatitejet e dasmës. Lajmi se Thomas nuk do të ecë me vajzën e tij në altar u konfirmua nga vetë Meghan në një deklaratë të postuar nga Kensington Palace. Deri sot mendohej se Thomas do të zëvëndësohej nga mamaja e Meghan, Doria Ragland. Por në një deklaratë nga Pallati Kensington, thuhet se me kërkesë të nuses mbretërore, shoqëruesi i Meghan në altarin e Chapel të Shën Gjergjit në Windsor Castle do të jetë pikërisht vjehrri i saj, Princ Charles. “Meghan Markle i ka kërkuar Lartmadhërisë së Tij, Princit të Uellsit që ta shoqërojë atë në altarin e  Chapel të Shën Gjergjit në ditën e dasmës së saj”, shkruhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?