Princi Charles e nderon me çmim, Ed Sheeran “shkel” protokollin mbretëror
Këngëtari britanik Ed Sheeran ka “shkelur” protokollin mbretëror, duke vënë dorën e tij në krahun e princ Charles, pasi ky i fundit e nderoi me “MBE”. Ed Sheeran është nderuar me “MBE” nga Pallati Buckingham për kontributin e tij rreth gjashtë vite në muzikë. Ai do të donte të performonte në ceremoninë mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle në vitin 2018. Ed ka punuar me artistët ndërkombëtarë Taylor Swift dhe Justin Bieber, si dhe britanikët One Direction.