Princi George fillon shkollën fillore, do të studiojë edhe kërcim klasik
Shkolla fillon në 6 shtator por princi George, që sapo ka mbushur 5 vjeç në 22 korrik, i ka bërë të gjitha gati. Këtë vit, mbreti i ardhshëm i Anglisë do të shkojë në vitin e parë të shkollës fillore. Ai është regjistruar në prestigjiozen Thomas’s Battersea School të Londrës, ku ka frekuentuar edhe vitin e fundit.
George do të studiojë përveç lëndëve si shkencë, histori, gjeografi, edhe kërcim klasik dhe recitim…
Cdo javë në ambientet e shkollës, që kushton 25 mijë euro në vit, parashikohen aktivitete si noti dhe gjimnastika edhe 35 minuta kërcim me një piano live, që do të shoqërojë nxënësit. Në shtëpi përveç detyrave princi duhet të ushtrohet edhe në letërsi dhe tek prononcimi i fjalëve.
Ndër të tjera vijnë lajme të tjera edhe nga familja tjetër royal, e formuar nga Meghan Markle dhe princi Harry. Por akoma nuk bëhet fjalë për një bebe, por për një qen.
Cifti sapo ka marrë një Labrador, ashtu siç shkruan Daily Mail, duke cituar burime pranë familjes mbretërore.
KOHA JONË SONDAZH

