Princi George i shprehu vetëm një dëshirë Babagjyshit

Ai mund të shkruante sa dëshira të donte, por nuk abuzoi. Princi George donte vetëm një makinë policie. Në letër kishte mundësi të shkruante 5 dëshira, por jo.

Vogëlushi aq donte, aq kërkoi. Mbase dikush mund të thotë se i ka të gjitha e s`ka nevojë për shumë gjëra, por e dimë se ndonjëherë sa më shumë të kesh, aq më shumë kërkon.

Sa fëmijë duke qarë shikojmë nëpër rrugë e qendra tregtare? Pasi i kanë mbushur duart plot me lodra, duan akoma.

Po Princi George është një çun i mirë dhe nuk i mërzit prindërit. Me siguri, babagjyshi do t`ia plotësojë dëshirën.

SHKARKO APP