Princi George ka një ”fiksim” të ri
Princi George mund të jetë dhe i treti në listën e fronit të Anglisë por në fund të fundit është një fëmijë vetëm 5 vjeç. Adhuron helikopterët, pasion që e ka marrë nga i ati, duke pasur parasysh që e vetmja dhuratë që kërkoi për krishtlindjet ishte një lojë policie.
Gjatë një vizite të martën në Acorn Children’s Hospice, në Birmingam, princi Uilliam zbuloi edhe një fiksim të ri të George: Dinozaurët.
Para disa fëmijëve që po vizatonin dhe ngjyrosnin dinozaurë, princi tha: George është i fiksuar me dinozaurët. Kemi mësuar gjithçka për ta”.
Përveç kësaj, Uilliam tha se dinozauri i preferuar i të voglit George është T Rex, sepse “është më u zhurmshmi dhe më i frikshmi” Ndërsa princesha e vogël Charlotte është e fiksuar me modën dhe e çmendur për të kuqen, dhe duket se i pëlqen shumë të kërcejë.
KOHA JONË SONDAZH

