Princi Harry dhe Meghan Markle rikthehen në Britani, zbulohet arsyeja
Showbiz E Hënë, 15 Gusht 2022 15:25

Çifti Harry dhe Meghan Markle, do të rikthehen në Britani, kjo për të marrë pjesë në ngjarje bamirësie. Çifti do të vizitojnë edhe Gjermaninë si pjesë e udhëtimit të tyre për të mbështetur disa bamirësi. Vizita e tyre në Britani do të jetë e para që pas vizitës për festimet e Jubileut të Platinumit në fillim të qershorit. Vizita vjen pas raportimeve muajin e kaluar se Mbretëresha kishte ftuar Sussex-ët të kalonin kohë me ta në Balmoral këtë verë.