Princi Harry pranon për herë të parë tensionet me vëllain e tij William
Princi britanik Harry ka pranuar tensionet me vëllain e tyre William.
Për herë të parë, Duka foli për marrëdhëniet me William duke thënë se janë në rrugë të ndryshme.
Harry bëri komentet gjatë një interviste për Tom Bradby të ITV.
“Ka pasur shumë lajme në shtyp për grindjet me vëllain tuaj. Sa është e vërtetë?”-e pyeti Bradby.
Ndërsa Princi u përgjigj: “Si pjesë e këtij roli, e kësaj pune, e kësaj familjeje, duke qenë nën presion të shumtë, gjëra të tilla është e pashmangshme të mos ndodhin. Sidoqoftë ne jemi vëllezër. Do të jemi gjithmonë të tillë. Sigurisht gjendemi në rrugë të ndryshme aktualisht, por unë do të jem gjithmonë aty për të, ashtu siç di se edhe ai do të jetë për mua. Nuk e shohim më njëri- tjetrin aq shpesh sa dikur për shkak se jemi të zënë. Por unë e dua shumë. Si vëllezër që jemi, kemi ditë të mira por edhe të këqija.”
Media të ndryshme kanë raportuar se vëllezërit kanë mosmarrëveshjes mes tyre dhe kjo për shkak të bashkëshorteve të tyre Meghan, Dukesha e Sussex dhe Kate, Dukesha e Kembrixhit.