Princi William tregon si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Princi William ka zbuluar për mediat gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, pasi ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer.

I pyetur nga gazetarët ditën e djeshme, 30 prill, princi tha se Kate Middleton, “po shkon mirë”, duke iu referuar gjendjes së saj shëndetësore.

60-vjeçarja Julie Kane, duke iu drejtuar Princit William, e pyeti: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?”

“Gjithçka po shkon në rregull, faleminderit. Po ndihemi mirë”, u përgjigj ai.

SHKARKO APP