Prindër për herë të parë, Graniti dhe Leonita tregojnë emrin e vajzës

Ditën e djeshme, futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Leonita solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e ndau vetë futbollisti në rrjete sociale. Leonita ka zbuluar për ndjekësit në Instagram emrin që ajo dhe Graniti kanë zgjedhur për bebushen e tyre. Dyshja e ka pagëzuar të voglën me emrin Ayana. ”Ayana Xhaka. Mami dhe babi të duan përgjithmonë”,-shkruan bashkëshortja e futbollistit krahas fotos së publikuar në Instagram.

SHKARKO APP