Prindërit e Selena Gomez nuk pranojnë lidhjen e saj me Justin Bieber/ Dyshja nuk festojnë festat bashkë
Kanë kaluar disa orë që nuk kemi folur për çiftin e ribashkuar, Selena dhe Justin dhe në fakt na bëri shumë çudi, pasi sa herë që klikojmë në Internet emrat e tyre, patjetër do kemi diçka të re.
Por kaq zgjati, vetëm disa orë, sepse sapo mësuam se çifti i dashuruar nuk do ta festojnë bashkë festat e fundvitit. Një burim për revistën ‘People’ ka zbuluar se Justin po përpiqet shumë që t’i provojë Selenës se është një i dashur shumë i mirë, prandaj ka pranuar që të mos i kalojnë bashkë festat. Po sipas atij, burimi, mësohet se familja e Justin e do shumë 25-vjeçaren, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për familjen e këngëtares. Ata nuk kanë qenë dakord për rikthimin e tyre dhe vazhdojnë të mos jenë.
Nisur nga kjo këngëtari ka pranuar që t’u japë atyre kohë dhe t’u vërtetojë që nuk është Justin i dikurshëm.