Priscilla: Elvisi kishte nisur të abuzonte me tableta

Priscilla Presley ka rrëfyer për varësinë e burrit të saj të ndjerë, Elvis Presley nga barnat dhe drogat që çoi në vdekjen tragjike të tij. 72-vjeçarja është duke promovuar dokumentarin e ri, “Elvis Presley: The Searcher”, ndërsa gjatë qëndrimit në Austin të Teksasit ka folur për abuzimin me barna të ‘Mbretit të rokenrollit’ që u pasua edhe me përdorimin e drogave. “Ishte vështirë për të gjithë ne, sepse nuk e kishim pritur, por kishim parë rrugëtimin e tij. Njerëzit thonë: ‘Pse askush nuk ndërmori asgjë?’. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit e afërt me të kanë bërë shumë, por nuk mund t’i thuhej Elvis Presleyt se çfarë duhej të bënte. Të nxirrte menjëherë jashtë”, ka rrëfyer ajo. Elvisi ndërroi jetë në gusht të vitit 1977 nga një sulm në zemër dhe sipas Priscillas, varësia e tij kishte nisur në kohën kur kishte shërbyer dy vjet në ushtrinë amerikane, i stacionuar në Gjermani. “Ata u jepnin tableta ushtarëve për t’i mbajtur zgjuar. Kishte manovra, të cilat duhej t’i bënte natën vonë, prandaj tabletat u jepeshin ushtarëve dhe në këtë mënyrë ka filluar gjithçka. Dhe nëse merr një tabletë për gjumë, atëherë duhet të bësh diçka për ta mbajtur veten zgjuar. Ai ishte në një territor të paeksploruar, vërtet ishte ashtu, ndërsa u përpoq të bënte gjithçka vetë”, ka thënë Priscilla. Sidoqoftë, përkundër problemeve me varësinë, Presley vazhdoi të bënte muzikë dhe të shndërrohej në njërin prej muzikantëve më të njohur në histori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?