Prishja e Teatrit/ Fifi: Më fal që nuk je më. Pak e nga pak po ngelemi pa identitet
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka prekur me postimin në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar. Teksa thotë se pak e nga pak po ngelemi pa identitet, ajo ka treguar se e ka pasur ëndërr që një ditë emri i saj të ishte gjdhendur në dërrsat e kalbuara të Teatrit. ”Më vjen keq o Artistë që nuk isha atje të dalë bashkë me ju e të protestojmë kundër rrënimit të kulturës e historisë Artistike të shqiptarëve. Më vjen keq që pak e nga pak po ngelemi pa identitet. Më fal”.
Postimi i plotë
Më fal që nuk je më. Kur marova shkollën e mesme, shkova dhe aplikova për degën “Regji Teatri“ në Universitetin e Prishtinës. Shkova super e papërgatitur. I ndjeri profesor/regjisor Bekim Lumi më pyeti “pse e dashur ke zgjedhe këtë drejtim?”.
Përgjigjia ime ishte “dua Historisë së Teatrit t’i shtohet emri im, dua të jetojë e të marrë frymë në dërrasat e kalbura të teatrit, dua që një ditë të gdhendet emri im në muret e çdo teatri shqipfolës”.
Më vjen keq o Artistë që nuk isha atje të dalë bashkë me ju e të protestojmë kundër rrënimit të kulturës e historisë Artistike të shqiptarëve. Më vjen keq që pak e nga pak po ngelemi pa identitet. Më fal.
https://www.instagram.com/p/CASsKcqgB23/