Probleme në familjen Beckham? Biznesi i Victoria-s pëson vetëm humbje

Firma e njohur e Victoria Beckham ka shënuar një humbje kolosale prej 8.4 milion£, ndërsa kompania e burrit të saj David Beckham ka një fitim prej 2 milion £ çdo muaj.

Marka e njohur luksoze e Victoria Beckam prodhon fustane dhe aksesorë që shiten me shuma marramëndëse. Për vitin 2017 kompania e saj njohu humbje që shkoi deri në 8.5 milion £ nga 4.3 milion £ që ishte për vitin 2016.

Ndërkohë kompania e burrit të saj, David Beckham, “DB Ventures”, raportoi një fitim prej 24.9 milion £, shifër kjo e barabartë me pothuajse 2 milion £ në muaj.  Shitjet në “VBL”(Victoria Beckam Limited) ishin të qëndrueshme gjatë muajve të para, por humbjet u rritën gjatë muajve në vijim pas investimeve në dizajn, marketing dhe në shitje.

Pak muaj më parë biznesi i saj u vlerësua me 100 milion £ pasi mori edhe një shume të madhe hua nga ish-bankieri i “Galdman Sachs”, David Belhassen./revistawho.com

SHKARKO APP