Producenti akuzohet për ngacmim seksual nga shtatë gra në Britani
Policia britanike që heton rastin e producentit Harvey Weinstein po shqyrton akuzat për sulme seskuale nga shtatë gra. Zyrtarët po hetojnë incidente të vecanta që mund të kenë ndodhur mes viteve 1980-2015 në Londër dhe Mbretërinë e Bashkuar. Producenti i njohur i filmave hollivudianë ka mohuar cdo akuzë të aktoreve dhe modeleve për ngacmim seksual. Sipas BBC, policia nuk ka kryer akoma asnjë arrestim për këtë rast, pasi hetimet do vazhdojnë derisa të ketë prova dhe fakte reale. Ndërkohë që edhe policia e Nju Jorkut vazhdon investigimet për 65-vjecarin pasi aktore të njohura si Anglina Josile dhe Gwyneth Paltrow e kanë akuzuar. Ndërkohë aktorja Rose McGowan i tronditi të gjithë kur rrëfeu se ai i ka ofruar 1 milionë dollarë për të heshtur.