Producenti i njohur jep dorëheqjen nga muzika
Russell Simmons, një ndër ikonat e muzikës që themeloi Def Jam Records ka dhënë dorëheqjen, pasi u akuzua për sulme seksuale. Aktorja amerikane, Jenny Lumet tha se ai i dha urdhër shoferit që të drejtohej për në apartamentin e tij, ndërsa ajo i kishte kërkuar të shkonte në shtëpi. Nga ngjarja e ndodhur në vitin 1991 thuhet se të dy kanë kryer marrëdhënie seksuale. Simmons u shpreh se të dy e kujtonin ndryshe atë natë. Gjithsesi ai kërkoi falje, pasi ka bërë veprime të pamenduara gjatë marrëdhënieve të tij ndër vite. Në një deklaratë ai tha: “Ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë i dhunshëm, mund të kem qenë i pasjellshëm në disa prej marrëdhënieve të mia ndër vite dhe unë sinqerisht kërkoj ndjesë”. Aktorja u shpreh se atë natë kërkoi disa herë të shkonte në shtëpi, por regjisori nuk pranoi dhe më pas dyert e makinës u mbyllën dhe përfnduan në apartamentin e tij.