Producentja e talentuar, Sara Hoxha, zbulon disa nga surprizat e finales së madhe së Big Brother VIP

Një nga producentet e fenomenit televiziv Big Brother VIP në Top Channel, e talentuara Sara Hoxha vetëm një orë para spektaklit zbuloi disa nga surprizat e mbrëmjes së sotme. I kthyer në një fiksim për të gjithë shqiptarët, sonte do të kurorëzohet fituesi i kësaj aventure spektakolare.

Sara Hoxha tha se sonte të gjithë finalistët do të marrin surpriza si kurrë më parë.

“Sot nata finale do bëhet në disa studio të ndryshme, do kemi një studio tërësisht të re që do quhet ‘arena e yjeve’ ku ata do përballen me shumë emocione. Do kemi surpriza në disa nga institucionet më të rëndësishme në Tiranë”, tha ajo.

SHKARKO APP