Produksioni kundër çiftit Leo-Lela? Familja: Do të na keni neve gjithmonë
Mbrëmë (e martë) në ”Big Brother Albania Vip 3” është organizuar një festë. Duket që vëmendja nuk ka qenë tek të gjithë banorët, por në disa prej tyre, video tashmë që janë publikuar në faqet zyrtare të këtij formati. Për këtë u bë një reagim nga nëna e Leonardo Gashit, e cila siç thekson nuk pajtohet me disa gjëra.
E njëjta pretendon që produksioni nuk po i jep shumë hapësirë çiftit Leo-Lela, pasi nuk u publikua asnjë nga videot e tyre.
”Sado që produksioni është kundër jush ne shohim dashurinë tuaj. Kamerat janë pak të fokusuar nga ju sepse fatkeqësisht nuk jeni të zgjedhurit e tyre, por fatmirësisht jeni të preferuarit tanë. Leo, Lela edhe në qoftë-se vazhdojnë të mos ju shfaqin në kamera dhe mos të ju japin rëndësi në faqet zyrtare të Big Brother do na keni ne gjithmonë neve që do shpërndajmë dashurinë tuaj të pastër”, ka thënë ajo.