Projekti për vajzat, Rudina akuzon Einxhelin se i ka vjedhur idenë

Rudina Dembacaj ka akuzuar Einxhel Shkirën se i ka vjedhur idenë e projektit. ”U zgjova me ide ”origjinale” të talenteve të ekranit. Mirëmëngjes”,- shkruan Dembacaj në Instagram Stories, ku ka postuar një video të tetorit të vitit 2020 ku flet për projektin e saj “Malsoret e mia”, i cili është i ngjashëm me idenë që Einxhel prezantoi në ”Big Brother VIP”.

”Kam dashur që më përpara që të hap një fondacion për shkollimin e vajzave, për ato që nuk kanë mundësi, që i fejon familja me zor…të kenë një derë ku të trokasin. Qoftë për një një vit shkolle nëse nuk kanë mundësinë, qoftë për një kurs për thonjtë, qoftë për një kurs parukerie, çfarëdo që të jetë shuma që u duhet për një kurs për t’u dhënë zanat për një jetë ndryshe”,-tha Einxhel.

Stafi i fondacionit ”Dritan Hoxha” u shpreh se është i hapur që së bashku me Einxhel të dëgjojë historitë e vajzave shqiptare kudo ku ato janë si edhe dëshirat e tyre për të kryer studimet në fushat: ekonomi, juridik, gazetari, shkenca dhe arte. Ideja do të strukturohet në formën e një talk show-reality, do të moderohet nga Einxhel dhe do të ketë si qëllim të promojë dhe të ndërhyjë në mënyrë gjithëpërfshirëse për jetën e vajzave në pamundësi ekonomike.

Në videon e postuar në vitin 2020, Rudina Dembacaj shprehet “Projekti ‘Malsoret e mia’ po afron. Nëse je vetë, nëse ke motrën, kushërirën apo një të njohur që dëshiron të vazhdojë studimet e larta, të kryejë kurse profesionale, por nuk ka mundësi, ofrohet totalisht falas nga ky projekt. Do të vij në të gjitha trevat e veriut shqiptar dhe do të jem aty për të ndjekur vetë rastet me ekipet e xhirimit”.

Në një postim të mëvonshëm, aktorja shkruan: “Që të kuptohemi…Jam shumë e lumtur për çdo iniciativë për vepra të mira. Zot u shtofshin! Mbrojtja e ideve është gjithashtu vepër e mirë, në respekt të kujtdo!”

SHKARKO APP