Provat e Eurovisionit në Torino, Ronela Hajati: Shqipëria po sjell një stil më modern

Në Torino të Italisë, aty ku do të mbahet festivali Europian i Këngës, kanë nisur provat zyrtare për shfaqjen e madhe. Eurovision në Instagram publikoi disa fotografi nga provat e përfaqësues së Shqipërisë, Ronela Hajati, të cilat e tregojnë këngëtaren krahas balerinëve teksa dhuron një performancë të zjarrtë.

Ronela po ashtu ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe Eurovision është një ëndërr që ajo e ka prej kohësh dhe që më në fund po e sheh të bëhet realitet.

“4 ose 5 vjet më parë, unë thjesht po shikoja Eurovizionin në shtëpi, duke menduar se do të ishte shumë mirë të isha atje. Tani që jam këtu, sigurisht që jam i emocionuar. Unë jam shumë e fokusuar. E di se pasi të përfundojë kjo, do të më mungojë shumë. Të gjithë artistët; ne jemi miq”,-thotë për “Eurovision”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronela synon të shfaqë një anë disi me ndryshme të Shqipërisë nga ajo që është parë në skenën e Eurovizionit përgjatë viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Së pari, ajo që është e ndryshme është se unë nuk po sjell një baladë, të cilën Shqipëria e sillte në garë prej shumë vitesh. Ishin balada të bukura, nga këngëtarë me zë të bukur. Por mendoj se po sjell një stil më modern”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?