“Pse ike nga Klani”, prezantuesja jep përgjigjen “kilometrike”
Largimi i Nevina Shtyllës nga televizioni “Klan” dhe vendosja e saj në krah të Edi Manushit, në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Chanel, ka ngjallur mjaft polemika, duke e vënë vajzën e re në qendër të vëmendjes mediatike.
Sëfundmi ajo është pyetur mbi arsyen e largimit nga Klani dhe siç ndoshta askush nuk e priste, ka dhënë një përgjigje mjaft të gjatë e sqaruese për kureshtarët.
Nevina tregon se në Klan mësoi shumë, por ndoshta, maksimumin e saj do ta japë në TCH.
Vajza shprehet:
Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time! Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo feedback pozitiv dhe mbështetjen tuaj. ‘Klan-it’ i jam mirënjohëse për një sezon fantastik, por në ‘Top Channel’ them se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm e mbi të gjitha të mirëmenduar”.
KOHA JONË SONDAZH

