“Pse je kaq e shëmtuar”, Tayna i kthehet fansit: Më pëlqen vetja

Tayna është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me fansat momente nga jeta e saj.

Së fundmi publikoi një foto pa grim që ngjalli reagimin e shumë fansave.

Mes shumë komplimenteve për bukurinë e saj natyrale, kishte edhe fansa që nuk e pëlqyen.

“Spo e kuptoj pse je kaq e shëmtuar,”- shkroi ai.

Por nuk ka munguar përgjigja e reperes e cila i tha se ndihet mirë me veten.

Tayna shkoi në koment gjithashtu se nuk është mis por këngëtare.

“Unë nuk jam miss unë jam këngëtare. E mirë apo e keqe, me hundë ose pa hundë, kjo që më ka fal Zoti. Mu më pëlqen vetja, ta kisha sugjeruar edhe ty. Përderisa sheh gabime te unë, ti s’je e kënaqur as me veten. Paqe e dashuri për ty,”- tha ajo.

/Ora News

SHKARKO APP