Pse këto rroba që duken të pista shiten për 800 dollarë? Kylie Jenner kritikohet për fotosesionin e fundit

Seti më i fundit fotografik i Kylie Jenner tregon një anë tjetër të yllit. Manjatja e Kylie Cosmetics ndau një sërë imazhesh nga prapaskenat e fushatës së saj të re të Acne Studios, ku ajo pozon topless me xhinse, ndërsa është e mbuluar me baltë për koleksionin e xhinseve të markës vjeshtë-dimër 2023. Por fotot e Kylie-t, e mbuluar në pisllëk kanë shkaktuar shumë komente dhe kritika ku mes tyre ka njerëz që shkruajnë se të jesh i pastrehë nuk është modë.


“Dua të jem aq e pasur sa të jesh i pistë është estetike”.

“Atyre po u mbarojnë idetë tani me sa duket është elegancë të dukesh të pastrehë”.

“Disa njerëz janë të pastrehë. Disa njerëz shumë të pasur duan të duken të pastrehë.”

“Pse këto rroba që duken të pista shiten për 800 dollarë”.

“Të jesh i pastrehë nuk është mode”.

SHKARKO APP