“Pse mos ja varësh Gregut, është gjithë ai çun”, Xhesi flet për marrëdhënien me djalin e kryeministrit
Xhesi Muçaj e ftuar në emisionin “Mos u fol shoferit” në TV Ora ka folur edhe për marrëdhënien që ka me djalin e kryeministrit Rama. Ajo shprehet se janë shumë shok të mirë dhë është fat ta njohësh atë.
Rudina Dembacaj: Është e vërtetë marrëdhënia jote me Gregor Ramën?
Xhesi Muçaj: Jo, jemi miq shumë të mirë.
Rudina Dembacaj: Çfarë foto ke postuar për Shën Valentinin?
Xhesi Muçaj: Selfie, një selfie ishte e shkreta, as që nuk e dija se ishte Shën Valentini. Pas punë kam dalë me shoqet e mia për darkë pastaj u mblodhëm një grup shoqëror dhe dolëm për një gotë alkool. Hodha një selfie pa e menduar që sapo ka kaluar Shën Valentini.
Rudina Dembacaj: Të ka qejf ai dhe ti nuk ja var si është puna?
Xhesi Muçaj: Po pse mos ja varësh, Greku është gjith ai çun i mirë, por ne kemi thjesht një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore.
Rudina Dembacaj: Domethënë nuk të ka qejf? U bë Gregu mos të të ketë qejf ty?
Xhesi Muçaj: Është djalë shumë shembullor, është fat ta njohësh atë.