Pse mungoi Dua në 10-vjetorin e Kosovës? Babai: Nuk ju bë…

Para se tu konfirmonte se Rita Ora do të performonte në koncertin e madh për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u përfol edhe për një ardhje të Dua Lipës, ku disa portale shkruanin se 22-vjeçarja që po kap majat e suksesit në botë, ka kërkuar një shumë të madhe, ndaj dhe mungoi.

Por, babai i Lipës, thotë se për artisten e re nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performonte në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë. E për më tepër, as që është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.

Këtë e ka konfirmuar stafi i këngëtares së njohur botërore ashtu sikurse edhe Presidenca e Kosovës. Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial dhe njëherësh babai i këngëtares që po arrin majat në skenën botërore, i ka thënë “Kohës Ditore” se të gjitha diskutimet janë bërë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda qenë jozyrtare.

”Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, ka thënë Lipa.

SHKARKO APP