Pse u ndanë sapo lanë shtëpinë e ‘Big Brother’? Flet çifti i larguar

Dalja e tyre nga shtëpia më e famshme nuk bëri bujë më shumë se ndarja e tyre. Gerta dhe Denisi hynë çift në shtëpinë e vëzhguar dhe menduan se loja do të ishte më e suksesshme nëse je çift. Dhe shpejt kuptuan se publiku nuk e deshi lojën e tyre. Te ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Gerta dhe Denisi treguan edhe arsyen e ndarjes së tyre sapo i dhanë fund lojës në shtëpi. Të dy kanë variante të ndryshme, por një të përbashkët: nuk merreshin vesh me njëri-tjetrin.

“Besoj se duhet të kishte pak më shumë tolerancë nga të dy” – thotë Denisi i cili shton se gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës besonte deri në fund se mund të ishte ndonjë gënjeshtër e 1 prillit dhe ai do të rikthehej sërish në shtëpi.

Gerta, nga ana tjetër, ua vë fajin zënkave dhe fatit të keq që sa herë këto ndodhnin, fokusi i kamerave ishte mbi ta: “Zënkat nuk ishte serioze, ishin zënka të tipit “pse nuk e çove gotën te lavamani”, megjithatë na penalizuan. Nuk ziheshim shumë, por për 5 minuta që ziheshim, fokusi i kamerave ishte mbi ne…”
bfbda024151937f401c4240cd3d3aff1
Po pse i dhanë fund në mënyrë të menjëhershme dhe vendimtare marrëdhënies së tyre? Të pyetur nëse e shohin njëri-tjetrin bashkë jashtë, ata konfirmuan ndarjen, por gjithsesi pranuan: “Kurrë mos thuaj kurrë…” Përballja jashtë me publikun, siç tregon Gerta dhe Denisi, ka qenë e jashtëzakonshme, madje ka pasur edhe nga ata që u kanë kërkuar të rikthehen bashkë: “Kurrë mos thuaj kurrë, por ne mendojmë se do të jemi miq shumë të mirë..” – tha Denisi, i cili dukej disi më i bindur se Gerta që kjo marrëdhënie ka marrë fund.

Gerta, edhe pse e pranon ndarjen, thotë se gjatë kësaj periudhe ka qenë e përfshirë emocionalisht dhe është pak e vështirë derisa ta marrë veten: “Kemi fjetur dy javë në të njëjtin krevat…” – tha ajo, ndonëse akoma jo gati për ta vazhduar këtë marrëdhënie edhe jashtë: “Jam ndier krenare për zgjedhjen që kam bërë dhe them se për kaq sa zgjati ishte shumë e bukur…”.

SHKARKO APP