Pse u zhduk Flori Mumajesi?
Pak kohë pas fitores te “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi u shfaq më pak në rrjete sociale, derisa në një moment “u zhduk” plotësisht. Përgjatë këtyre muajve, kantautori u përfol nëpër portale me një titull të vetëm: “Rikthehet Flori Mumajesi”. Megjithatë, pavarësisht se thuhej shpesh se Mumajesi u rikthye, zakonisht bëhej fjalë për ndonjë video a këngë të hershme. Me përjashtim të arsyeve personale ose çështjeve të menaxhimit të bizneseve të tjera, për të cilat nuk kemi informacion, nga ana tjetër nuk është e vështirë të kuptosh pse Flori nuk publikon këngë prej kohësh dhe nuk qe aktiv me koncerte gjatë verës.
Konsistenca
Të qenurit të qëndrushëm është një element i rëndësishëm në karrierën e kantautorëve, pasi ndikon që ata të merren me atë që dinë të bëjnë më mirë. Megjithatë nga ana tjetër, të qenurit aktiv me projekte të shpeshta ka edhe anë negative pasi në një mënyrë a në një tjetër, njerëzit pak a shumë e presin se ç’projekt, në këtë rast këngë, do të publikohet. Largimi për pak kohë i bën mirë artistëve.
Të zotëruarit një markë
Threedots është një kompani muzikore që menaxhon disa artistë të rinj. Po kështu aty drejtohen edhe shumë artistë të afirmuar për këngët e tyre. Kjo do të thotë se Flori nuk krijon vetëm për veten por edhe për të tjerët, gjë që sigurisht kërkon kohë dhe përkushtim.
Etika e punës
Trendet ndryshojnë vazhdimisht në muzikë, çka sigurisht shoqërohet edhe me ndryshime, për të cilat lipset kohë që të përshtaten për publikun në mënyrën më organike të mundshme.
Kreativiteti
Përpos këngës fituese te “Kënga Magjike 2019”, “Plas”, Mumajesi realizoi edhe disa projekte të tjera për festivalin. Përpara tij, ishte aktiv gjatë verës së vitit të kaluar me këngë dhe koncerte. Ndryshe nga artistë të tjerë, që nuk i shkruajnë vetë këngën, të qenurit kantautor ndikon që kreativiteti të konsumohet. Frymëzimi nuk vjen përherë brenda natës.
Strategjia
Prej muajsh, fansat e presin rikthimin e Mumajesit më shumë se kurrë. E marrim me mend me sa shpejtësi do të klikohet kënga e tij e radhës. /Anabel/