Pse vajzat e bukura zgjedhin djem të fortë? Miss Earth 2023, Drita Ziri: Nuk do ia lejoja vetes që…

18-vjeçarja Drita Ziri fitoi Miss Earth 2023, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs dhe çdo konkurs të madh bukurie ndërkombëtar.

E ftuar në emisionin FitStation ajo zbuloi pak më shumë për jetën private duke ju përgjigjur dhe pyetjes nëse ndonjëherë do të dashurohej me dikë do ta pranonte nëse ai ishte dikush nga bota e krimit.

“Duke ditur vlerat e mia dhe sa unë e respektoj veten time besoj se personaliteti im nuk do ma lejonte. Unë kam patur pranë vetes gjithmonë njerëz shumë të matur, kam një baba të mrekullueshëm që është gjithmonë para meje si mburoj. Nuk do ja lejoja vetes që emri im të përmendej për ato lloji arsyesh. Unë jam rrethuar nga njerëz që më duan, të ditur, të matur që më respektojnë dhe do vazhdoj të jem pjesë e atij rrethi”.

SHKARKO APP