Publikohet albumi i ri i Elvana Gjatës
Me këngët e Elvana Gjatës nuk kemi kurrë të ngopur, ndaj çdo herë presim me padurim çdo projekt të saj. Para disa ditësh stilisti Valdrin Sahiti zbuloi se këngëtarja po bëhet gati për një projekt bombë.
“Mbërritëm në Tiranë për bombën e radhës nga Elvana Gjata”, shkroi Valdrini përkrah një fotografie me Elvanën.
Dhe në fakt kështu ndodhi me të vërtetë!
Elvana ka lajmëruar para pak ditëve se do të publikojë këngën e saj më të re. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Çelu”, ndërkohë që ajo shfaqet duke pozuar me një veshje në ngjyrë të bardhë. Kënga është pjesë e një mini-albumi të këngëtares.
Ditën e sotme, këngëtarja publikoi EP-në e radhës, të titulluar “Çelu”. Mini-albumi do të përmbajë shtatë këngë të reja, të cilat për momentin janë të lancuara vetëm në rrjetin “Spotify”. Këto projekte janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” janë këngët më të reja të këngëtares, të cilat shumë shpejt do të vijnë të gjitha edhe të vizualizuara në “Youtube”.
Duket se 2021 do të jetë viti i Elvanës, duke qenë se për 3 vite i mungoi tregut muzikor. Në muajin shkurt ajo u rikthye me një super baladë, “Thirr”, që na theu zemrat të gjithëve. Gjithashtu pak ditë më parë ajo publikoi disa imazhe të saj, ku shfaqej shumë seksi dhe zbuloi se do të publikojë së shpejti një këngë me titullin “Loti”.