Publikohet ftesa e dasmës së Princit, asnjë lajle-lule

Princi Harry dhe Meghan Markle do të ftojnë 2.640 vetë në ceremoninë e tyre martesore, që do të mbahet në maj. Kensington Palace ka konfirmuar se ftesat janë shtypur dhe dërguar në një njoftim në Twitter. Të ftuarit zyrtarë të dasmës mbretërore duhet të presin që të marrin këtë ftesë të mrekullueshme të realizuar nga kompania “Barnard and Westwood”, që ka realizuar prej vitesh ftesat për dasmat e familjes mbretërore, që nga viti 1985. Ftesat kanë një dorëshkrim elegant dhe simbolin e Princit të Uellsit në ngjyrë ari. Në ftesë u kërkohet marrësve që të bëhen pjesë e ceremonisë martesore të 19 majit në kishën St. George dhe pritjen e drekës në vijim, që do të organizohet nga Mbretëresha. Rreth 600 persona janë ftuar në këtë ditë të veçantë. Ftesa madje përfshin edhe kodin e veshjes: “Veshja: Uniformë, pallto ose kostum. Veshja e ditës me kapele”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?