Publikohet ilegalisht bashkëpunimi i ri i Rina Balajt me Sin Boy (VIDEO)

Prej sa kohë është paralajmëruar një bashkëpunim i ri mes reperëve Sin Boy dhe Rina Balaj. Dyshja që kishin bashkëpunuar edhe më parë në vitin 2018, për këngën ”Gigi” e cila ishte kthyer në një hit me milionaklikime në YouTube, kishin paralajmëruar se do ta publikonin bashkëpunimin e tyre më 28 nëntor. Kënga nuk u publikua për shkak të tragjedisë që goditi Shqipërinë, mirëpo as njëri as tjetri nuk dhanë detaje lidhur me këtë rast. Kënga e tyre e re me titull “Tentacion” është publikuar tashmë në YouTube, në një kanalin i cili nuk është i asnjërit prej dy interpretuesve të kësaj kënge. ”Tentacion” tashmë në duart e publikut dhe fansat kanë filluar ta klikojnë dhe pëlqejnë me të madhe. Kënga është publikuar në versionin audio, ndërsa nuk dihet nëse dyshja mendojnë që së shpejti t’i realizojnë edhe videoklip.

YouTube player

SHKARKO APP