Publikohet kalendari i Putin, përfshihen edhe foto topless

Presidenti rus, i cili pëlqen të tregojë shpesh jetesën e tij tani është pjesë e një kalendari me 12 fotografi. Kopertina e kalendarit, që është e përkthyer në 8 gjuhë tregon liderin duke përkëdhelur një leopard. Më pas, ai shfaqet në një motor në qytetin Novorossiysk. Një fotografi ku është pothuajse tërësisht i zhveshur tregon Putin me një armë në dorë, në mes të një pylli ku duket se ka dalë për gjueti. Pamjet e tjera përfshijnë momente kur është serioz, ushtron hobin e peshkatarit apo karateistit. Kalendari shitet në vende të ndryshme të botës për vetëm 16 paund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?