Publikohet videoja kur Tayna këndonte këngën e Soni Malaj para se të bëhej e famshme!

Tayna është kthyer në një nga reperet më të dashura për shqiptarët dhe talenti i saj është mjaft i dukshëm. Sukseset e Taynës kanë qenë të shumta këto vitet e fundit, duke e kthyer atë një ndër më të paguarat në Shqipëri.

Por para se të bëhej e famshme, ajo mesa duke ka qenë fanse e Soni Malaj, një nga këngëtaret më të talentuara dhe që ka inspiruar shumë breza.

Dikur Tayna ka marrë pjesë në një talent show dhe ka zgjedhur të këndojë këngën e Sonit “Ndarja”. Këtë video e ka shpërndarë një fanpage e reperes, ku duket mjaft ndryshe nga çfarë është sot. Tani Tayna shihet më e kuruar se kurrë dhe bën një jetë mjaft luksoze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do ishte një surprizë mjaft e bukur nëse Soni dhe Tayna do vinin me një bashkëpunim në të ardhmen!

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?