Puçi-puçi mes Rita Orës dhe Conor McGregor (FOTO)
Paskemi të reja nga Rita Ora, apo e kuptuam gabim? Në një event që ka bërë bashkë shumë figura të njohura, e ftuar ishte edhe Rita Ora.
Nga e gjithë festa, e gjithë ata të pranishëm, çuditërisht ka postuar foto vetëm me Donatella Versacen dhe Conor McGregor. E pikërisht te fotot me boksierin e shqyem sytë. Si shumë afër qenkan ulur.
Si shumë e paska përqafuar çupën Conor, për të shkrepur foton. Nga ana tjetër, Rita ka vënë një zemër poshtë fotos me të. Mbase i ka bërë zemër siç shoqja shokut, po atëherë përse s`e vuri edhe një zemër te Donatella?
Bukur do ishte të ishin bashkë, se si çift pëllumbash duken, po s`dimë përse na duket sikur Rita i njeh mirë portalet dhe e di si ta tërheqë vëmendjen. Se ka shkruar “date night”, po në fakt ky s`ishte një takim.
Aty kishte dhe plot të tjerë. Se ishin në festë. Këtë e vërtetuan fotot e Conor. Në të njëjtën tavolinë e me të njëjtat rroba, nëse te Instagrami i Ritës ishin vetëm ata të dy, te Conor kishte plot të tjerë.
https://www.instagram.com/p/BcUKT-TB0Uj/?taken-by=ritaora