Puff Daddy është reperi më i pasur në botë, sipas Forbes
Forbes ka bërë klasifikimin e pesë reperve më të pasur në botë (duke u bazuar në pasurinë e deklaruar). Për të shtatin vit radhazi revista ka kurorëzuar Sean Combs, ose siç quhet Puff Daddy, si më të pasurin e llojit të tij.
Pasuria e tij që është 820 milion dollarë, në pjesën më të madhe vjen nga aktivitetet e tij muzikore dhe jo vetëm. Pas tij vjen Jay Z dhe Dr. Dre.
Sean Combs kryeson listën edhe falë aktivitetit të tij që lidhet me vodkën, një networku televiz, një uji alkalinë dhe një tekile.
Pas tij me vetëm 810 milion dollarë gjejmë Jay-z, bashkëshortin e Beyonce, që edhe ai i ka fituar këto të ardhura nga aktivitete kolaterale si pronar i Roc Nation dhe themelues i Tidal.
Në vend të tretë është Dr. Dre, me 740 milion dollarë. Shumë larg nga vend ii tretë janë respektivisht Bryan ‘Birdman’ William, që ka në bankë 110 milion dollarë dhe Drake, me 90 milion dollarë.