Pushime në Shqipëri? Miliarderi Flavio Briatore: Shërbime të shkëlqyera, deti si në jug të Italisë

Riviera shqiptare është kryefjalë e mediave të huaja dhe po “vlon” nga fluksi i turistëve të huaj. Flavio Briatore një nga biznesmenët më të njohur italian, ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar këto ditë të nxehta gushti. Ai tha se në Shqipëri shërbimet janë të shkëlqyera, deti njësoj si në jug të Italisë dhe mikpritja e jashtëzakonshme.

“Pushimet në plazh në Shqipëri, deti atje është i njëjtë me atë që kemi në Puglia, Sicilia, Calabria, nuk ndryshon shumë. Unë e njoh mirë Shqipërinë, shërbimet janë shkëlqyera. Unë besoj se secili duhet të shtrijë këmbët sa ka jorganin. Për fat të keq në Itali ka pasur rritje të mëdha çmimesh.

Unë do shkoja pa asnjë problem t’i bëja pushimet në Shqipëri. Atje ka një det shumë të bukur. Shqipëria është pak a shumë si Italia 10-20 vite më parë, Rimini, Riçione, mikpritje e jashtëzakonshme. Nuk kam asnjë problem t’i bëj pushimet në Shqipëri”,-tha Briatore në emisionin ‘Zona Bianca’ në Rete4.

SHKARKO APP