Që nga gjyqi deri te bllokimi i këngëve, ç’ka ndodhur mes reperes Tayna dhe ish-menaxherit?
Rep-artisja Tayna pas një pauze disa mujore, është rikthyer me këngën e saj të re “Vetëdija”, por ky rikthimin nisi me probleme, pasi kënga është fshirë nga platforma Youtube. Artistja bëri menjëherë një reagim në Instagram, ku fajësoi ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin, duke e etiketuar si “mjeran”.
Ish-menaxheri ka reaguar për problemet që ka pasur me këngëtaren pas largimit nga label-i i tij. Ai tha fillimisht që ia ka bllokuar këngën e re “Si ai”, të cilën e solli ditën e djeshme (e hënë) në platformën e saj në YouTube. Hykolli thotë se do t’ia ç’bllokojë këngën për t’ia dëshmuar që është burrë, ndonëse do të vazhdojnë me procedurat e tjera.
Për bllokimin e këngës ai thotë se “nuk e ka bllokuar”, por sipas tij, kënga është fshirë nga YouTube nga “firmat dhe kontratat” që ai thotë se reperja “i ka nënshkruar” për të arritur këtu ku është sot.
Dyshja ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai ka qenë pjesë e rrugëtimit të këngëtares dhe ngjitje së saj në karrierë, qysh prej fillimit. Ai dhe Tayna kanë bashkëpunuar që prej vitit 2016. Në vitin 2018, Tayna ka pasur edhe një zënkë me ish-të dashurën e Rinorit (sipas thashethemeve), e cila ka folur edhe për konfliktin e tyre.
Si nisi? Reperja publikoi një foto, ku shkroi: “Mami e bonën bajat krejt t’u e përdor, prej këtij momenti thirrëm “Njerkë”, sepse unë mund të ta marr karrierën dhe burrin gjithashtu”. Më pas, Arta i ktheu përgjigje, duke thënë: “Qetësohu ‘Njerka’ ke të drejtë, do jesh përherë e dyta! Ti ke famën, por ai t’i merr paratë, unë i kam pasur që të dyja”.
Arta tha se Rinori ka mbajtur anën e saj në zënkën me Tayna-n, duke fshirë foton e kësaj të fundit nga Instagram-i. Ajo tregoi se e ka njohur Rinorin përpara se ai të ishte menaxher, çka la të kuptohej se ka pasur shumë më shumë se miqësi mes tyre. Këngëtarja ka shtuar se fill pas zënkës më Tayna-n, menaxheri e ka telefonuar dhe është përpjekur ta bindë për të fshirë postimin. Pasi Arta zgjodhi të mos i përgjigjet telefonatës së tij, sipas saj, Rinori ka telefonuar familjarët e saj, por sërish, Arta nuk e ka fshirë postimin.
View this post on Instagram