Qëllohet mbesa 4-vjeçare e George Floyd!

Mbesa 4-vjeçare e George Floyd, Arianna, u qëllua teksa flinte në shtratin e saj të shtunën, pasi një person i armatosur ka vënë flakën në shtëpinë e saj, tha policia e Houston.

Vajza u qëllua me plumb në pjesën e sipërme dhe është në gjendje të qëndrueshme pas një operacioni urgjent, tha policia.

Plumbi shpoi mushkëritë dhe mëlçinë e saj dhe gjithashtu theu tre brinjë, tha “ABC 13 Houston”.

Familja e saj e identifikoi atë si mbesën e Floyd.

Arianna ishte një nga katër të rriturit dhe dy fëmijët që ndodheshin në apartamentin e Houston rreth orës 3 të mëngjesit kur u bombardua me plumba.

“Vajza ime më erdhi dhe tha: “Babi, unë u godita”, tha babai i saj, Derrick Delane për “ABC 13”.

“Isha i shokuar derisa pashë gjakun dhe kuptova se vajza ime katërvjeçare ishte goditur me të vërtetë”, kujton Delane. “Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ajo ishte në gjumë.”

Policia tha në një deklaratë se nuk e di nëse ka pasur një person apo disa persona që kanë qëlluar. Aktualisht policët nuk kanë të dyshuar dhe nuk dinë një motiv të mundshëm.

Familja e Ariannës shpesh e merrte me vete në marshime dhe mitingje duke bërë thirrje për drejtësi për xhaxhain e saj të ndjerë.

SHKARKO APP